Aksioni “Shkolla të pastra”/ Arrestohet 35-vjeçari, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

Publikuar me datë:

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kanë arrestuar në Kombinat 35-vjeçarin A. K., në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, policia gjeti mbi 1 kilogram Cannabis Sativa, një sasi kokaine, 3 peshore elektronike, 2 celularë dhe një shumë parash, e dyshuar se ishte përfituar nga shitja e lëndëve narkotike në doza.

Sipas policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se 35-vjeçari tentonte të shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave, si dhe në ambiente të tjera në zonën e Kombinatit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksioni kundër drogës në Gjirokastër/ Arrestohet 28-vjeçari, në kërkim i vëllai

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Vjeshta” në Memaliaj, ku...