Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, ku u përplasën dy automjete që drejtoheshin nga shtetasi francez P. L., 67 vjeç, dhe Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër.
Si pasojë e përplasjes, 83-vjeçari u dërgua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.
Drejtuesi 67-vjeçar është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

