Një nga banorët në vendin ku ndodhi aksidenti targjik në Durrës ka deklaruar se në rrugën ku ndodhi aksidenti dhe në rrugët më sipër lagjes ku banonin viktimat, gjatë natës kryhen gara me makina.
Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se banorët i kanë kërkuar disa herë policisë të marrë masa në lidhje me këtë situatë, por nuk ka pasur asnjë veprim nga ana e tyre.
Sipas tij, dy vite më parë në të njejtën kohë ka ndodhur një tjetër aksident, por vetëm me dëme materiale.
“Dhe vjet më përpara në këtë kohë kanë ndodhur aksidente por vetëm me dëme materiale, nuk është se ka pasur dëme njerëzore dhe kur ka qenë policia këtu, i kemi thënë që merrni masa.
Jo vetëm unë, por çdokush që ka qenë atehëre. Mirë te kjo, po edhe te rruga më sipër, aty bëjnë gara çdo natë, është tepër vështirë të kalosh. Ke frikë”,– thotë banori.

