Pesë persona, përfshirë dy zyrtarë policorë, janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një makinë e Policisë së Kosovës dhe një makinë civile.
Si pasojë e përplasjes, lëndime kanë pësuar dy zyrtarë policorë nga Rajoni i Mitrovicës, si dhe tre qytetarë që ndodheshin në makinën civile.
Të gjithë të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.

