Aksident në Fier, i riu tenton t’i largohet policisë, përplaset me mjetin e parkuar

Publikuar me datë:

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në unazën lindore të Fierit.

Një automjet, është përpjekur të largohet me shpejtësi, duke mos iu përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar, dhe si pasojë është përplasur me një automjet të parkuar.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit është dëmtuar dhe u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tabaku: Integrimi europian kërkon shtet ligjor dhe institucione të forta!

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një...

U vra me breshëri plumbash në Mirditë, del fotoja e Valter Lleshit

Personi në foto është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili...

I dënuar me 7 vite burg, kapet në portin e Brindisit shqiptari i shumëkërkuar

Një shqiptar u arrestua në Itali, pasi rezultonte i...