Aksident në Fier, i riu tenton t’i largohet policisë, përplaset me mjetin e parkuar

Publikuar me datë:

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në unazën lindore të Fierit.

Një automjet, është përpjekur të largohet me shpejtësi, duke mos iu përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar, dhe si pasojë është përplasur me një automjet të parkuar.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit është dëmtuar dhe u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Habit Soni Malaj: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

Këngëtarja Soni Malaj, aktualisht pjesë e spektaklit “Ferma VIP...

Rritet çmimi i naftës! Armëpushimi i brishtë mes SHBA-ve dhe Iranit rikthen pasigurinë në tregje

Çmimi i naftës është rritur sërish, teksa armëpushimi dyjavor...

Fluks hyrje-daljesh në dy pikat e kalimit kufitar Kapshticë dhe Qafë-Thanë

Burime zyrtare bëjnë me dije se në Kapshticë kanë...