Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, drejtuesi i mjetit përfundon në spital

Publikuar me datë:

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele rreth orës 09.45 në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë, vetëm pak orë pas përplasjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në afërsi të fshatit Karinë.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Gjocajt, afër qytetit të Peqinit, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes së fortë, njëra prej autoveturave është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se njëri prej automjeteve është futur në rrugën kryesore në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke shkaktuar aksidentin.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve të mjeteve, i cili është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...