Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë-Mabë, ku një përplasje mes një kamioni dhe një automjeti ka përfunduar me një viktimë dhe dy të plagosur.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 04:30, një kamion i drejtuar nga shtetasi A.M, është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi kosovar K. B.

Si pasojë e përplasjes, K. B. ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, motra e tij, F. B., dhe djali i tij, gjithashtu me inicialet F. B., janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po marrin trajtim mjekësor dhe, sipas autoriteteve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related