Aksident i rëndë pranë QTU-së, shkrumbohet nga flakët makina

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në afërsi të Qendrës Tregtare Univers (QTU), rreth orës 02:00 pas mesnatës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është goditur nga pas nga një tjetër mjet dhe si pasojë e përplasjes së fortë, makina që shkaktoi aksidentin është përfshirë nga flakët, duke u djegur plotësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca dhe një mjet zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë.

Ende nuk dihet numri i personave që ndodheshin në automjete dhe as gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Si pasojë e ngjarjes, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh, që sipas raportimeve arrin deri në 4 kilometra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Belinda Balluku në SPAK, i komunikohet vendimi për mbylljen e hetimeve

Belinda Balluku dhe avokati i saj, Ardian Kalia, janë...

Biznesmeni Pandeli Carapuli paraqitet në SPAK

Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në Prokurorinë e...

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar, autori në kërkim

Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë orëve...