Aksident i rëndë në Kosovë, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Kosovë, në fshatin Dollc të Klinës, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas Policisë, katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ku, sipas mjekëve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 “Ju informojmë se sot, më datën 18 maj 2026, në orën 04:55, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dollc-Klinё.

Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e kanё konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa katёr tё tjerё janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor dhe tё njëjtit sipas mjekёve janё jasht rrezikut pёr jetё.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...