Gjykata e Lartë la në burg Veliajn, Lala tregon ç’ndodhi në Dhomën e Këshillimit

Publikuar me datë:

Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për ndryshimin e masës së sigurisë.

Rekursi i Veliajt ishte depozituar më 6 maj dhe nuk ka lidhje me vendimin e dhënë dy ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese, e cila e ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Veliajt.

Duke komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, gazetarja Klodiana Lala, u shpreh se ka patur një debat gjatë seancës së sotme që zgjati rreth 2 orë dhe Kolegji penal e pa të arsyeshme të lërë në fuqi vendimin e Apelit.

Gjykata e Lartë mori në shqyrtim një rekurs të zotit Veliaj dhe jo masa e parë. Debati zgjati rreth dy orë. Nuk ka patur palë, ishte rekurs i shqyrtuar në dhomën e këshillimit. Ka patur një debat të shkurtër. Kemi parë rekurse ku janë shqyrtuar çështjet e politikanëve apo rasteve të tjera, që mund të kenë zgjatur 5-6 orë.

Kolegji penal e ka parë të arsyeshme të lërë në fuqi vendimin e Apelit.

Paralelisht po shqyrtohen disa çështje për Veliajn.

Gjykata Kushtetuese shfuziqoi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe kërkoi të arsyetohen dy momente, përse masa e arrestit ishte e vetmja masë proporcionale për Veliajn në cilësinë e kryetarit të bashkisë.

Gjykata Kushtetuese thotë ajo që lidhet me funksionin duhet të arsyetohet nga Gjykata e Lartë.

Pika e dytë lidhej me vendosjen e zotit Veliaj në kafazin prej xhami. Gjykata Kushtetuese konstatoi se Gjykata e Lartë nuk ka bërë arsyetimin e detajuar, se përse një zyrtar i lartë vendoset në pozita të barabarta me njerëz të rrezikshëm të botës së krimit.

Problemi është që ky vendim i sotëm pritet me interes zbardhja.

Kolegjet e bashkuara të Gjykatës së Lartë morën vendim unifikues dhe thanë që gjykatat duhet të arsyetojnë pse masat e tjera janë të papërshtatshme dhe panë arrestin me burg si rast përjashtimore.

SPAK në arsyetimin e vet, pika ku ndalet është, prokurorët thonë në dosjen Veliaj 1, kemi një bashkëpunëtor të drejtësisë dhe ai nuk ka dhënë dëshminë para gjykatës dhe nuk ka vlerën e provës, ekziston rreziku, për shkak të pushtetit financiar dhe politik dhe Veliaj rikthehet në Bashki, mund ta vënë në rrezik dëshmitaren e mbrojtur.

Momenti i dytë që arsyetojnë, lidhet me dosjen Veliaj 2, pasi ka një fraksion tjetër për aktivitetin e Veliaj në Bashki dhe kompaninë Gogel të vëllait të tij. Prokurorët thonë kemi ende materiale për të marrë, dëshmitarë për të pyetur. Megjithatë në vazhdën e ndryshimeve, normalisht ky vendim është interesant për t’u parë.

GJK i ka lënë një shteg Veliajt për një masë më të lëhtë ndoshta pas 2-3 muajsh”– tha Lala.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]