Për pak në greminë/ Kamioni me produkte mishi aksidentohet në Rrugën e Kombit

Publikuar me datë:

Një kamion është përplasur me trafikndarësen në Rrugën e Kombit. Mësohet se pranë fshatit Kolsh, kamioni ka pësuar defekt në sistemin e frenimit, ndërsa drejtuesi i tij ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Ka shpëtuar mrekullisht, pasi për pak kamioni me tonazh të rëndë mund të përfundonte në greminë.

Kamioni ishte i mbushur me produkte mishi dhe kishte dhoma frigoriferike. Megjithatë, ai ka arritur të dalë në kohë nga automjeti pa pësuar lëndime.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kosovë/ Arrestohen dy persona për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se...

Radhë të gjata në ASHK Shkodër, Kliti Hoti: Qytetarët po presin me orë të tëra për një shërbim

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka denoncuar situatën...

Zyrtare: Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë

Është zyrtare!Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë.Ai rikthehet...

Këshilla si të qëndroni të sigurt në ujërat e hapura

Ndërsa pushimet verore po fillojnë, një zhytje në liqenin,...