“Për Shkodrën do të presim Benet Becin! Nuk lejohesh Preka” Luciano Boci, i heq fjalën nënkryetarit të Bashkisë Shkodër

Publikuar me datë:

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, po zhvillohet këtë të enjte në Tiranë.

Në takim, ku merrnin pjesë kryetarë bashkish dhe përfaqësues vendorë nga qarqe të ndryshme të vendit, Bashkia Shkodër përfaqësohej nga nënkryetari Alban Preka. Por në momentin kur ai pritej të merrte fjalën, bashkëkryetari i komisionit, demokrati Luciano Boçi, njëherësh drejtues politik i PD në Shkodër, i ka hequr të drejtën për të folur.

Sipas Boçit, komisioni ka vendosur që nënkryetarët e bashkive të mos lejohen të mbajnë fjalë, pasi kjo e drejtë u takon vetëm kryetarëve të zgjedhur. Ai deklaroi se për Shkodrën do të pritet prania e vetë kryebashkiakut Benet Beci, duke argumentuar se “është i votuar nga qytetarët”.

Për të mbështetur qëndrimin e tij, Boçi solli si shembull rastin e Bashkisë Fier, ku sipas tij nuk ishte lejuar pjesëmarrja me fjalë e nënkryetarit të bashkisë.

Megjithëse në rastin e Bashkisë Kolonjë është lejuar të flasë nënkryetari i bashkisë, çka ka ngritur pikëpyetje mbi standardin e përdorur nga komisioni dhe trajtimin e ndryshëm të përfaqësuesve vendorë.

I çuditshëm është konsideruar edhe mosreagimi i bashkëkryetarit tjetër të komisionit, socialistit Arbjan Mazniku, i cili nuk ndërhyri në debat dhe nuk dha asnjë sqarim lidhur me situatën e krijuar gjatë mbledhjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama leksion protestuesve: Problemi nuk është resorti, por syri juaj

Edi Rama u ka dhënë edhe një leksion protestuesve...

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

Deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se Shqipëria...

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

Gjeneral i lartë amerikan, Alexus Grynkewich ka deklaruar të...

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

Kombëtarja shqiptare e ka nisur me ritëm dhe agresivitet...