Temperaturat e larta “pushtojnë” Shqipërinë, vala afrikane sjell ditë përvëluese

Publikuar me datë:

Muaji qershor pritet të nisë me temperatura tipike vere, ndërsa vala e të nxehtit afrikan do të ndikojë ndjeshëm në vend edhe gjatë javëve të para të muajit.

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, termometri do të shënojë vlera të larta, ndërsa moti do të karakterizohet nga ditë të nxehta, por edhe episode të shkurtra reshjesh në disa zona të vendit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, fundi i majit ka sjellë masat e para të ajrit të nxehtë afrikan, të cilat do të vijojnë të dominojnë edhe në qershor. Temperaturat gjatë javës së parë pritet të luhaten nga 32 deri në 34 gradë Celsius, ndërsa pas datës 5 qershor do të ketë një tjetër rritje graduale.

Sinoptikania Lajda Porja bëri të ditur se termometri mund të arrijë deri në 35–36 gradë Celsius, duke e kthyer këtë muaj në një nga qershorët më të nxehtë të viteve të fundit. Megjithatë, moti nuk do të jetë plotësisht i qëndrueshëm.

Në disa zona të vendit parashikohen rrebeshe të shkurtra shiu, të cilat do të krijohen kryesisht gjatë orëve të pasdites si pasojë e temperaturave të larta dhe zhvillimit të shpejtë të vranësirave konvektive.

“Javën e parë të qershorit temperaturat do të jenë rreth 33–34 gradë. Pas datës 5 pritet një rritje graduale deri në 35–36 gradë. Këto masa të nxehta afrikane do të jenë të pranishme gjatë gjithë verës, me ndërprerje të shkurtra”, u shpreh sinoptikania.

Sipas saj, reshjet do të prekin kryesisht zonat malore dhe lindore të Shqipërisë, ndërsa bregdeti do të mbetet më i favorizuar nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta.

Ndër qytetet ku priten më shpesh zhvillime të tilla atmosferike janë Tirana, Kukësi, Puka, Bajram Curri, Peshkopia, Bulqiza, Korça, Pogradeci, Erseka, Tepelena dhe Gjirokastra. Reshje të izoluara mund të ketë herë pas here edhe në vijën bregdetare, por ato do të jenë të shkurtra dhe kalimtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]