Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shëngjin, tre persona përfundojnë në spital

Publikuar me datë:

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në aksin Lezhë–Shëngjin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 pranë zonës së Knallës, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Sipas informacionit paraprak nga policia, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.LL., dhe një automjet tjetër me drejtues shtetasin A.L., në të cilin udhëtonte edhe mbesa e tij me iniciale M.P.

Si pasojë e përplasjes, mbetën të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja.

Të tre u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të përplasjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë këtë lëvizje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim...

Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të shtunë çmimet...