Terminali i autobusëve/ Kliti Hoti: U premtua me bujë, por Shkodra vijon në kaos transporti

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka reaguar lidhur me mungesën e terminalit të autobusëve në Shkodër, duke akuzuar qeverinë dhe bashkinë për premtime të pambajtura dhe përdorim elektoral të projektit.

Përmes një reagimi publik, Hoti kujton se projekti për terminalin e autobusëve u prezantua me shumë bujë, video 3D dhe premtime se Shkodra do të ishte qyteti i parë në vend me një terminal modern autobusësh.

Sipas tij, projekti ishte miratuar që në vitin 2022, por u bllokua nga vetë qeveria dhe më pas u përdor sërish si premtim gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

“U premtua me bujë, me video 3D e fjalë të mëdha, se ‘Shkodra do të jetë qyteti i parë me terminal autobusesh’. Sot ai projekt vazhdon të mbetet vetëm në letër”, shprehet deputeti demokrat.

Hoti thekson se ndërkohë qytetarët vazhdojnë të përballen çdo ditë me mungesën e një terminali dinjitoz dhe me problematikat e trafikut dhe transportit në qytet, ku autobusët vijojnë të parkojnë në zona të ndryshme duke krijuar rëndim të qarkullimit.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2540537139695350%2F&show_text=true&width=267&t=0″ width=”267″ height=”591″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

Gjykata e Posaçme ka marrë sot (3 qershor) vendimin...

Protestë edhe në Durrës për Zvërnecin, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër...

Trump konfirmon telefonatën e tensionuar me Netanyahun: Isha i shqetësuar nga lufta e tij me Libanin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar raportet për...

Goditje për Brojën, vlera e tij zbret në 5 milionë euro

Vlera e Armando Brojës në tregun e transferimeve ka...