Telat elektrikë 100 metra mbi rrugën Rrilë-Tale, banorët: Rrezikojmë jetën!

Publikuar me datë:

Telat e energjisë mbi rrugën Rrilë-Tale, nuk janë më lart se 1 metër nga toka në një gjatësi të konsiderueshme dhe mund të preken lehtësisht edhe nga fëmijët.

Kjo situatë vijon prej disa vitesh, duke u kthyer në rrezik serioz për jetën e kalimtarëve dhe banorëve të zonës. Ata thonë se janë ankuar disa herë për problematikën, por asnjë masë nuk është marrë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë.

Në lidhje me këtë çështje, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se kjo linjë pa standarde është ndërtuar nga disa familje për të marrë energji nga një transformator privat që ndodhet aty pranë.

Sipas OSHEE-së, shumë shpejt do të ndërhyhet për sistemimin e rrjetit me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji në atë zonë dhe shmangien e rrezikut për njerëzit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...