Elijona Binakaj shkon te varri i nënës, motrës e xhaxhait për Bajram: Çdo festë pa ju është më e vështirë

Publikuar me datë:

Ish-finalistja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka emocionuar ndjekësit me një postim prekës të publikuar në rrjetet sociale në ditën e Kurban Bajramit.

Në këtë ditë feste, ajo ka vizituar varrezat për të kujtuar njerëzit e saj më të dashur që nuk jetojnë më, duke ndarë me ndjekësit dhimbjen dhe mungesën që vazhdon ta shoqërojë.

Përmes një fotografie të realizuar pranë varreve të mbuluara me lule, ish-banorja e BBVK ka kujtuar xhaxhanë e saj, i cili humbi jetën tragjikisht disa muaj më parë në Gjakovë.

“Bajrami i parë pa agjin…”, ka shkruar ajo.

Në të njëjtin postim, Elijona ka rikthyer edhe kujtimet e trishta të vitit 2021, kur humbi nënën e saj, Valentinën, dhe motrën Erlindën, në një aksident me autobus.

“E prej vitit 2021 pa mamin dhe motrën time. Çdo festë pa ju është më e vështirë… Bajrami nuk është më si dikur, por kujtimet me ju do të jetojnë gjithmonë në zemrën time”.

“Na mungoni pafund… Gëzuar Bajramin atje në parajsë”, theksoi ndër tjerash. /Telegrafi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...