Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Librazhd. Burime bëjnë të ditur se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur 2 drejtuesit.
Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit të Bulqizës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

