Siria gjen mbetje të programit sekret të armëve kimike të Bashar al-Assad

Udhëheqja tranzitore e Sirisë ka gjetur mbetjet e programit sekret të armëve kimike të ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, duke përfshirë lëndë të para dhe municione që dyshohet se janë përdorur në sulme gjatë luftës civile, tha sot për Reuters përfaqësuesi i Sirisë në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), Mohammed Katoob.

Sipas deklaratave të tij, u arrestuan 18 persona të dyshuar për përfshirje në programin e armëve kimike, midis tyre zyrtarë të lartë ushtarakë, politikë dhe teknikë të ish-regjimit.

Siç deklaroi Katub në intervistë, u gjetën edhe materiale të përdorura për prodhimin e sarinit, një gaz nervor që dyshohet se është përdorur në sulme gjatë luftës siriane.

Ai deklaroi se u sekuestruan më shumë se 70 raketa dhe bomba ajrore që u përdorën ose ishin të destinuara për armë kimike.

Katoob shtoi se midis të arrestuarve ishin zyrtarë të lartë ushtarakë nga strukturat e ish-regjimit të Bashar al-Assad.

Autoriteti Tranzicional Sirian nuk ka publikuar detaje shtesë rreth operacionit dhe hetimi është duke vazhduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe