Rama në Bruksel: Shqipëria, vendi më pro-europian! Anëtarësimi pa të drejtë vetoje? Pro nëse përpilohet siç duhet

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel, ku do të mbahet konferenca e 8-të ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Për mediat, Rama tha se Shqipëria është vendi më pro-europian, duke shtuar se e mbështet anëtarësimin pa të drejtë vetoje, por kjo duhet diskutuar dhe nëse përpilophet ashtu siç duhet.

Rama shtoi se anëtarësimi në BE, është bashkim i vërtet politik.

“Është një moment shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit dhe është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort prej një kohe të gjatë dhe është një moment ku gjysma e punës për hapjen e negociatave do të mbyllet dhe gjysma tjetër për mbylljen do të hapet.

Unë e kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin si përpara, nuk është aty. Nëse bëhet si duhet, është gjëja e duhur për t’u bërë. Duhet të diskutohet, të konceptohet ashtu siç duhet. Nëse e përpilojmë siç duhet, do ishte gjëja e duhur. Duhet ndërtuar ashtu siç duhet, nuk bëhet fjalë për anëtarësim të lehtë. Bëhet fjalë për bashkim të vërtetë politik. Shqipëria ka qenë 100 përqind në përputhje me politikën e jashtme të BE. Jemi shumë pro-europian, pro-euroatlantik, flasim për barometrin europian, jo për atë që mendojmë”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related