Përplasja te Milani/ Allegri dhe Ibrahimovic sherr në një restorant, Igli Tare ndërhyu për t’i ndarë

Publikuar me datë:

Monica Colombo, gazetare e Corriere della Sera, zbuloi një prapaskenë rreth marrëdhënies midis Allegrit dhe Ibrahimovic. Sipas saj, “përçarja midis Allegrit dhe Ibrahimovicit, e cila ka rrënjë shumë larg në kohë, ndodhi në një restorant dhe në prani të Furlanit dhe Tares, të cilët duhej ta ndanin fizikisht trajnerin dhe suedezin”, citohet ajo nga mediet në Itali.

Gazetarja italiane pretendon se tensionet mes tyre nuk ishin të reja, por i kishin rrënjët të hershme dhe se rezultatet pozitive të skuadrës kishin ndihmuar në mbajtjen e problemeve larg vëmendjes publike. Në analizën e saj, Monica Colombo thekson se ambienti kuqezi ishte tronditur nga tensionet e brendshme.

Sipas saj, “Milani po ndahet në fraksione” dhe shumë konflikte të vjetra janë rikthyer në sipërfaqe sapo rezultatet nuk kanë qenë më në favor të skuadrës. Një tjetër element i përmendur ishte mungesa e Ibrahimovic në ambientet e ekipit. Colombo pretendon se suedezi nuk ishte parë prej muajsh në dhomat e zhveshjes në ‘San Siro’ dhe në qendrën stërvitore të ‘Milanellos’.

Sipas të njëjtit raportim, pika e thyerjes mes Allegrit dhe Ibrahimovic lidhej fillimisht me një vendim teknik për portierin e tretë të skuadrës për sezonin e ardhshëm, por kjo thuhet të ketë qenë vetëm shkëndija që rizgjoi tensione më të vjetra.

Colombo pretendon gjithashtu se Allegri nuk e ka pritur mirë informacionin për kontakte të mundshme me Antonio Cassanon, ndërsa një tjetër burim mosmarrëveshjeje ka qenë ndërhyrja e Ibrahimovic me këshilla taktike ndaj lojtarëve si Youssouf Fofana dhe Rafael Leao, të cilat, sipas raportimeve, ndryshonin nga udhëzimet e trajnerit gjatë stërvitjeve.

Presidenti Gerry Cardinale vendosi të bëjë revolucion të plotë te Milani pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm. Pronari i klubit kuqezi ka marrë vendimin drastik për të ndryshuar drejtimin sportiv dhe teknik të skuadrës, duke shkarkuar trajnerin Massimiliano Allegri, drejtorin sportiv Igli Tare, drejtuesin ekzekutiv Giorgio Furlani dhe drejtorin teknik Geoffrey Moncada.

Cardinale ka nisur një riorganizim të madh, ndërsa Zlatan Ibrahimovic pritet të ketë rol kyç në rindërtimin e skuadrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]