7-vjeçari mbeti viktimë e aksidentit në Elbasan, KMSH: Publikimi i fotove, shkelje e rëndë

Publikuar me datë:

Këshilli Shqiptar i Medias ka shprehur shqetësim të thellë për një shkelje të rëndë të Kodit të Etikës së Gazetarit në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan, ku një i mitur mbeti viktimë e një aksidenti rrugor.

Publikimi në disa media i fotove të të miturit viktimë përbën një shkelje të rëndë etike. KMSH thekson se në çdo standart etik shqiptar, europian dhe botëror, vdekja nuk duhet sensacionalizuar dhe duhet respektuar ndjeshmëria dhe vuajtja e familjarëve.

Botimi i këtyre fotove nuk ka asnjë përligjje profesionale, dhe nuk i shërbejnë informimit të publikut.

KSHM bën thirrje që kjo nevojë nuk mund të përligjë publikimin e fotove të fëmijëve të përfshirë në një ngjarje, aq më tepër në lajme mbi ngjarje të tilla fatale.

Kujtojmë që regjisori Petri Bozo u arrestua sot nga policia në lidhje me ngjarjen. Sipas raportimeve, Bozo ka qenë me shpejtësi tej normale të lejuara në rrugën ku po kalonte, ku kishte edhe viza të bardha.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, nëna dhe djali po drejtoheshin drejt një dyqani pranë shkollës së fshatit Mengël, ku dyshohet se papritur 7-vjeçari i është shkëputur nga dora së ëmës dhe është përplasur nga automjeti që drejtohej nga regjisori Bozo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zhdukja e Eglant Koçit, Policia e Tiranës pranon: Ende asnjë rezultat, vijojmë kërkimet

Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba,...

SHBA vret “kokën” e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’

Një nga drejtuesit kryesorë të organizatës kriminale Tren de...

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit

Nga National GeographicPër mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer...