Prokuroria e Tiranës kërkon informacion nga AKU për helmimin e studentëve në Akademinë e Policisë

Publikuar me datë:

Prokuroria e Tiranës i është drejtuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) me një shkresë zyrtare, duke kërkuar informacion të detajuar mbi veprimet dhe gjetjet e hetimit administrativ lidhur me rastin e dyshuar të helmimit të 56 studentëve në Akademinë e Policisë.

Sipas burimeve hetimore, ende nuk janë vënë në dispozicion të organit të akuzës të gjitha materialet zyrtare që duhet t’i ishin përcjellë AKU-së në kuadër të procedurës. Ky institucion kishte deklaruar më herët se shkak i incidentit dyshohej një produkt ushqimor, ndërsa më pas kishte njoftuar ndryshime në qëndrimin e tij pas verifikimeve të kryera.

Në kuadër të hetimit, Prokuroria ka sekuestruar 56 kartelat mjekësore të studentëve që shfaqën simptoma dhe u trajtuan në spital. Materialet janë dërguar për ekspertim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa janë marrë edhe dokumente të shërbimit spitalor për të ndihmuar në zbardhjen e rrethanave.

Hetuesit po ashtu po verifikojnë veprimet e AKU-së lidhur me kontrollin e mëparshëm dhe më pas pezullimin e aktivitetit të subjektit ushqimor “Sori Al”, i cili furnizonte ambientet përkatëse, si dhe vendimin për rikthimin e tij në funksion.

Sipas të dhënave të AKU-së, janë kryer analiza laboratorike të mostrave të marra në kuzhinat e Akademisë së Sigurisë dhe në Garnizonin e Forcave të Armatosura në Tiranë, të cilat kanë rezultuar brenda normave të lejuara të higjienës. Pas këtyre rezultateve, institucioni ka vendosur heqjen e bllokimit të aktivitetit të subjektit dhe ka kërkuar gjithashtu kryerjen e analizave të vetëkontrollit për produktet e gatshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]