‘Lidhja me Vatikanin ka vlera të mëdha historike’, Begaj takohet me Papa Leone XIV: E ftova të vizitojë Shqipërinë

Publikuar me datë:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Vatikan. Kreu i Shtetit u prit në një audiencë nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik, me të cilin zhvilloi një bisedë të përzemërt.
Në takim u vunë në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera me Selinë e Shenjtë, procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kontributi shqiptar për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Gjatë bisedës, një vëmendje e veçantë iu kushtua besimit, persekutimit të klerikëve dhe besimtarëve të krishterë në periudhën e komunizmit në Shqipëri.
“Shqipëria, – theksoi Presidenti Begaj, ka vuajtur në mënyrë të tmerrshme nga ndalimi i besimit gjatë regjimit komunist”. Kreu i Shtetit u shpreh se në atë periudhë, por dhe në shekuj më të hershëm, shqiptarët e kanë ruajtur në shpirt besimin në Zot dhe e kanë ushtruar atë duke rezistuar me qëndresë deri në martirizim.
Presidenti Begaj ftoi Papa Leonen XIV për të zhvilluar një vizitë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë që ka për vendin tonë një vizitë e tillë.
Presidenti i Republikës zhvilloi, gjithashtu, një takim me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, ku u diskutuan zhvillimet ndërkombëtare me vëmendje të veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Gjithashtu, në takim u diskutua dhe për Kosovën dhe zgjidhjen nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit të çështjeve të hapura në rajon, si dhe rëndësinë e integrimit në BE të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia zhgënjen në Vorë, mbyll fazën e parë me humbje

Vllaznia nuk ia del të marrë pikë në transfertë, duke u mposhtur 2-1 nga Vora në ndeshjen e fundit të fazës së parë. Vendasit kaluan në avantazh me Kasharin në minutën e 16-të, ndërsa Daka vulosi fitoren në të 85-ën. Goli i Balajt nga penalltia ngushtoi diferencën, por shkodranët nuk arritën të shmangnin disfatën. Me […]

Veliaj kundërshton transferimin në burgun e Fierit: Është politik, përbën rrëmbim policor

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas transferimit...