Plagosen 6 fëmijë të mitur, detaje nga aksidenti në Vaqarr

Publikuar me datë:

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në Vaqarr ku u përplasën kokë më kokë dy automjete.

Sipas policisë nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 6 fëmijë të mitur të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në njërin prej automjeteve.

E plagosur ka mbetur edhe drejtuesja e mjetit në të cilin ndodheshin të miturit.

Sipas policisë të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti. Të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Publikohet kalendari, ja datat e sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2026

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, ka bërë...

Kurti godet Ramën, nderon ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtari i paepur i lirisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nderoi sot heroin Tahir...