I dënuar për vrasje, ndërron jetë në QSUT i burgosuri (Detaje)

Publikuar me datë:

Një i burgosur 73-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një arresti kardiak.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila njofton se i dënuari për veprën penale “vrasje me dashje” ishte transferuar nga burgu i Lezhës në QSUT, ku edhe ndërroi jetë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:20.

73-vjeçari i lindur në Fier, ishte i shtruar në urgjencën e QSUT-së prej datës 17 maj 2026, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Fillimisht ai ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, por më pas u transferua për trajtim të specializuar në QSUT.

Sot, më datë 25.05.2026, rreth orës 12:20, ka ndërruar jetë pacienti A.B, i datëlindjes 01.07.1953, lindur dhe banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, i cili ishte i shtruar prej datës 17.05.2026 në urgjencën e QSUT-së.

Pacienti ishte transferuar në IEVP Lezhë më datë 27.11.2021, me masë mjekimi të detyruar. Pas shfaqjes së një gjendjeje të rënduar shëndetësore, ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është transferuar për trajtim të specializuar në QSUT, ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas informacionit paraprak mjekësor, shkaku i vdekjes rezulton “arrest kardiak”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related