“301 mjekë dhe infermierë përforcojnë 36 qendrat shëndetësore verore”/ Rama: Është rritur numri i turistëve

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama në Durrës për çeljen e sezonit shëndetësor veror 2026, gjatë të cilit 301 mjekë dhe infermierë të sapoemëruar do të shërbejnë në 36 qendra shëndetësore verore.

“Arsyeja pse jemi sot se bashku është që të përcjellim për qytetarët vëmendjen e strukturave tona, për shërbimin publik është i lartë. Roli juaj në këtë fazë të vitit është i jashtëzakonshëm. E vërteta është që qendrat verore shëndetësore janë tashmë një eksperiencë e konsoliduar, e iniciuar disa vite më parë me një numër të vogël profesionistësh të përfshirë dhe me një rezultat që na kanë bërë të kuptojmë më së mirë se çfarë dehet të bëjmë më mirë sezon pas sezoni. Këtë vit numri i qendrave dhe i infermierëve e mjekëve, që do të shërbejnë në këto qendra është rritur. Këtë vit ne presim që numri i turistëve të konsolidohet minimalisht në atë nivel që ishte vitin e kaluar, dhe në momente të caktuara të rritet. Do të shohim në tërësi shifrat. Kemi një rritje sa inkurajuese, aq edhe sfiduese. Të gjithë sëbashku duhet të bëjmë më të mirë për të përmbushur misionin. Është misioni i Shqipërisë, kur ata të huaj ju takojnë juaj. Jeni e vetmja shëmbëlltyrë e shtetit shqiptar, që ata takojnë. Shteti shihet tek uniformat e punonjësve të policisë dhe të mjekëve e infermiereve, kur turistët kanë nevojë për ta. Punën e mirë të bërë në vitet e shkuara të bëjmë të pamundurën që ta përmirësojmë në vazhdim”, u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related