Kriza e qirave në Shqipëri, BSH: Mungojnë apartamentet afatgjata

Publikuar me datë:

Gjetja e një apartamenti me qira afatgjatë po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Banka e Shqipërisë konstaton se kërkesa për qira është shtuar dhe çmimet janë rritur, sidomos në Tiranë dhe zonat bregdetare. Për ekspertët, një nga faktorët kryesorë mbetet orientimi i pronarëve drejt qirave ditore për turistët.

Sipas Bankës së Shqipërisë, indeksi i çmimit të banesave në vitin që lamë pas u rrit me 41.7% në rang vendi dhe me 32.6% në Tiranë, krahasuar me një vit më parë. Banka evidenton gjithashtu se çmimet e qirave kanë vijuar të rriten edhe gjatë vitit 2026.

Të dhënat tregojnë edhe rritje të fortë të aktivitetit në treg. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 u raportuan 1,959 prona të shitura, nga 863 një periudhë më parë.

Ekspertët paralajmërojnë se me rritjen e turizmit dhe zhvendosjen e apartamenteve drejt platformave afatshkurtra, presioni mbi tregun e qirave pritet të vijojë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...