Momente terrori për 4 herë kampionin e Formula 1, hajdutët i hyjnë në shtëpi dhe e plagosin në kokë. Djali u hap kasafortën

Publikuar me datë:

Katër herë kampioni i botës në Formula 1, Alen Prost, ka përjetuar momente tmerri gjatë kësaj jave pasi është vërë viktimë e një grabitje në vilën e tij në Nion, pranë liqenit të Gjenevës në Zvicër.

Këtë të martë, një grup hajdutësh të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e tij rreth orës 08:30 të mëngjesit dhe kanë sulmuar menjëherë ish-pilotin e famshëm të Formula 1 duke e goditur dhe duke i shkaktuar një traumë në kokë.

Më pas, duke kërcënuar të birin, kanë bindur këtë të fundit të hapë kasafortën që kishin në shtëpi, duke marrë nga aty para dhe sende me vlerë. Duhet kujtuar se Prost është një nga imazhet e markës së famshme të orëve luksoze “Richard Mille” dhe kishte disa të tilla në banesë.

Mediat zvicerane bëjnë të ditur se policia ka rrethuar zonën por pa arritur të kapë hajdutët që mendohet se janë larguar në drejtim të Francës. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë, teksa familja Prost nuk ka lëshuar deklarata publike. Ajo që dihet është se Prost, pasi ka marrë mjekim në spitalin e kantonit zviceran, ka vendosur të largohet drejt Dubait, ku kalon pjesën më të madhe të vitit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gadishulli Iberik/ Arkeologët zbulojnë bibliotekën më të vjetër

Dhoma 10 në Fuente Alamo, një vend arkeologjik romak,...

19- vjeçari norvegjez shpallet fajtor për vrasje me pagesë, i lidhur me Iranin

Një adoleshent norvegjez është dënuar pasi udhëtoi drejt Anglisë...

PD: “PS vendosi e vetme”, publikon propozimin për ndarjen territoriale! 100 bashki dhe 6 rajone

Partia Demokratike ka prezantuar propozimin e saj për reformën...