Zelensky refuzon propozimin gjerman për anëtarësim të pjesshëm të Ukrainës në BE

Publikuar me datë:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar propozimin e Gjermanisë për t’i dhënë Ukrainës statusin e “anëtarit të asociuar” në Bashkimin Europian.

Ai ka deklaruar se vendi i tij duhet të jetë pjesë e bllokut me të drejta të plota dhe të barabarta.

“Nuk mund të ketë një projekt europian të plotë pa Ukrainën dhe vendi i Ukrainës në Bashkimin Europian duhet të jetë gjithashtu i plotë — i barabartë dhe me të drejta të plota”, shkroi Zelensky në platformën X.

Ai theksoi se është e rëndësishme të hapen kapitujt e negociatave dhe të ketë progres real në procesin e anëtarësimit, ndërsa shtoi se Ukraina po punon “100% për sigurinë dhe popullin e saj”.

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka propozuar që Ukrainës t’i jepet statusi i “anëtarit të asociuar” në Bashkimin Europian, një formulë që do t’i sillte Kievit disa përfitime, si pjesëmarrja në mbledhjet e Komisionit Europian dhe Këshillit Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...