Pazaret për detin rikthehen në tryezë? Dendias zbarkon nesër në Tiranë, takim kokë më kokë me Ramën

Publikuar me datë:

Greqia duket se po synon të riaktivizojë negociatat me Shqipërinë për çështjen e kufirit detar, një proces që prej vitesh ka mbetur i ngrirë.

Në këtë kuadër, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Tiranë, ku pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Sipas raportimeve të mediave greke, Dendias do të nisë axhendën e tij me një takim me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Më pas, ai do të pritet në një takim edhe nga kryeministri Edi Rama. Në program është përfshirë gjithashtu një drekë pune në rezidencën qeveritare.

Vizita e ministrit grek parashikon edhe një takim me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.

Mediat në Athinë theksojnë se dy vendet po përpiqen të shfrytëzojnë klimën aktuale pozitive në marrëdhëniet bilaterale për të shtyrë përpara diskutimet mbi ndarjen e zonave detare, çështje e cila prej kohësh ka mbetur pezull.

Ndërkohë, në një postim disa kohë më parë ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare shqiptare, Artur Meçollari, ka artikuluar akuza të forta lidhur me mënyrën se si po trajtohet procesi për dërgimin e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Duke iu referuar marrëveshjes detare të vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2010, Meçollari pretendon se qeveria aktuale greke e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis po tenton të tërhiqet nga disa dakordësi të arritura gjatë negociatave të vitit 2018 mes Tiranës dhe Athinës.

Sipas tij, dy janë çështjet kryesore ku pala greke nuk është më në një linjë me marrëveshjet e mëparshme:

  • Vija e drejtë bazë e Shqipërisë, për të cilën Meçollari thotë se ishte njohur nga pala greke gjatë negociatave të vitit 2018, duke i dhënë Shqipërisë një avantazh prej rreth 40 km² në ndarjen detare;

  • Njohja e Protokollit të Firences të vitit 1925, i cili, sipas tij, ishte përfshirë në draftin e dakordësuar në 2018, edhe pse nuk ishte ratifikuar nga Greqia.

Meçollari akuzon gjithashtu qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama se, me dakordësinë për ta çuar çështjen në Hagë në tetor të vitit 2020, po favorizojnë interesat e qeverisë Mitsotakis në dëm të Shqipërisë.

Sipas tij, në të njëjtën linjë shkon edhe emërimi i Ferit Hoxhës si ministër i Jashtëm, duke qenë se ai ka qenë kryenegociator i marrëveshjes detare të vitit 2009.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...