Zbardhet ngjarja në Tiranë! Plagoset me armë zjarri 17-vjeçari, u qëllua aksidentalisht nga shoku

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në rrethana që dyshohet të kenë qenë aksidentale.

Policia bëri me dije se njoftimi për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Berit Beker” është marrë rreth orës 01:40.

Sipas të dhënave paraprake, incidenti ka ndodhur në banesën e shtetasit me iniciale R. S., 19 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se i riu dyshohet se ka shkrepur aksidentalisht armën e zjarrit tip pistoletë, duke menduar se ajo nuk kishte fishek në fole.

Për pasojë është plagosur shoku i tij, 17 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital.

Burime zyrtare bëjnë me dije se i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Policia ka arrestuar në flagrancë 19-vjeçarin R. S., ndaj të cilit rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Po ashtu, janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë, A. V., 20 vjeç dhe H. H., 22 vjeç, të cilët dyshohen për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]