Referendumi i votëbesimit/ Boçi: Vullnet i demokratëve, thelbësor për shëndetin e demokracisë së brendshme!

Publikuar me datë:

Procesi i votimit mbi referendumin e votëbesimit për kryetarin e PD po vijon i qetë dhe transparent, duke shënuar një pjesëmarrje masive sipas të dhënave që vijnë nga qarqet e ndryshme të vendit.

Anëtarësia u është drejtuar kutive të votimit me synimin për të nisur një rrugëtim të ri drejt suksesit politik dhe për të forcuar radhët e brendshme.

Në lidhje me debatin nëse dita e sotme duhej të ishte një proces zgjedhor me kandidatë alternativë apo thjesht një referendum, deputeti i PD, Luçiano Boçi u shpreh se formati i zgjedhur është vendimi më i duhur.

Pas një periudhe të gjatë përballjeje me ndarje, përçarje dhe sulme të shumëfishta, synimi kryesor, theksoi Boçi, është lënia pas e konflikteve.

Sipas tij, votim është një proces unifikues dhe thelbësor për shëndetin e demokracisë së brendshme.

Procesi është i qetë, transparent. Pjesëmarrja është e madhe nga të gjitha raportimet që kemi marrë edhe nga qarqet. Ka besim, ka shpresë, ka mbështetje dhe qartazi PD-ja ndërton rrugën e saj të suksesit duke nisur nga sot. Në fakt dhe referendumi është zgjedhje. E kam thënë, kjo është shumë e mirë. PD-ja nuk ka luksin të hyjë në debate, në ndarje, në përçarje, të cilat kemi kohë që i kemi përjetuar, duam t’i lëmë pas.

Proceset unifikuese janë më të mirat dhe më të shëndetshmet për demokracinë e brendshme brenda një partie që ka qenë target i sulmeve të shumëfishta, të shumanshme. Dhe unë mendoj që kjo tregon një pjekuri dhe ndërgjegje të lartë të demokratëve për të shmangur të gjitha këto gjëra.

Sigurisht çdo gjë ka pjesën e vet apo secili ka atë interpretimin e vet. Por sot jemi në një proces unifikimi, i cili dëshmohet, së pari edhe mbështetje, së pari edhe në proces. Procesi është demokratik sepse këtu është rëndësia e një procesi, pastaj pasja e rivalëve apo jo janë kushte statutore, janë kushte procesi, dhe procesi ka qenë i hapur. Ky ishte definimi, përfundimi, ky është dhe vullneti i demokratëve në fund fare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]