Nesër zgjedhjet për kreun e PD/ Berisha kandidat i vetëm, Alibeaj: Nul! E ktheu partinë në sekt ku urdhëron dhe ndryshon rregullat kur do

Publikuar me datë:

Enkelejd Alibeaj ka komentuar zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, që mbahen nesër, ku Sali Berisha garon si kandidat i vetëm.
Alibeaj u shpreh se ajo që po ndodh në PD nuk përfaqëson më një parti politike normale, por sipas tij një strukturë të kontrolluar plotësisht nga Berisha.

Sipas tij, procesi i nesërm nuk përbën një ngjarje të rëndësishme politike, por është një tjetër tregues i largimit të PD-së nga funksionimi demokratik.
Alibeaj shtoi se drejtuesit aktualë të PD-së nuk shqetësohen më për zgjerimin e mbështetjes elektorale, ndërsa akuzoi Berishën se po shkel vetë Statutin e partisë.

“Nuk duhet shumë eksperiencë për të kuptuar se ajo që ndodh nesër në një parti politike, që është partia e Berishë, që nuk ka asnjë lidhje me PD, parti private e tij ku ai udhëheq, urdhëron, ndryshon rregullat e brendshme të Statutit të tyre.

Nuk më duket ngjarje e madhe ajo që ndodh nesër. Shënjon një gur një tullë më tepër në një trajektore të një sekti gjithnjë e më larg kontureve të një partie që është zhvendosur nga ekzistenca e një partie politike që synon qeverisjen e të mbledhë mbështetës. Ky është misioni politik. Ajo që ndodh nesër apo që ka ndodhur deri tani është se nuk merakosen më për rritjen e mbështetjes popullore.

Po kandidon një njeri që me Statut nuk lejohet të kandidojë, neni 46 i Statutit të Rithemelimit ia ndalon. Ai i përmbys rregullat”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fushë-Krujë/ Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen “Kastrioti”, dyshohet për shkak elektrik

Një banesë në lagjen “Kastrioti” të Fushë-Krujës është përfshirë...

Kryeministri hap 4 universitete, Shkodra mbetet jashtë/ Boçi: Hakmarrje politike

Deputeti i PD, Luciano Boçi,njëherazi drejtues politik përmes një...