“Nuk duartrokas verbërisht miliona euro borxh”/ Deputeti Kliti Hoti i përgjigjet Koçekut: Shkodra është lodhur nga propaganda dhe tenderat që përfundojnë në SPAK

Publikuar me datë:

Deputeti i Shkodrës, Kliti Hoti, ka reaguar pas votimit të djeshëm dhe deklaratave të deputetes Koçeku, duke theksuar se nuk mund të mbështesë “verbërisht” miliona euro borxh për projekte që, sipas tij, ende nuk kanë transparencë për kostot reale dhe mënyrën e zbatimit. Hoti deklaron se Shkodra ka parë prej vitesh “rendera 3D, propagandë me dron dhe premtime të mëdha”, ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballen me projekte të zvarritura, standarde të dobëta dhe tendera që shpesh përfundojnë në SPAK.

Reagimi

Sa i përket votimit të djeshëm, dua t’i kujtoj deputetes Koçeku se rrugëtimi im profesional është ndërtuar mbi punë serioze, mbi projekte me preventivë të qartë dhe mbi përgjegjësi për mënyrën si përdoret paraja.

Prandaj nuk mund të dal e të duartrokas verbërisht miliona euro borxh për projekte ku ende nuk kemi qartësi të plotë për kostot reale, për mënyrën e zbatimit dhe për përgjegjësitë konkrete.

Sepse Shkodra i ka parë këto histori prej shumë vitesh.

Ka parë rendera 3D, propagandë me dron, prezantime të bukura dhe deklarata të mëdha, por ndërkohë qytetarët vazhdojnë të përballen me projekte që zvarriten, investime që nuk përfundojnë në kohë, standarde të dobëta dhe tendera që shpesh përfundojnë në SPAK.

Prandaj para se të kërkojnë moral politik apo duartrokitje, drejtuesit e Partisë Socialiste duhet t’u japin përgjigje qytetarëve të Shkodrës:

Ku kanë shkuar miliona euro të shpenzuara deri sot?

Pse shumica e projekteve zvarriten?

Pse Shkodra vazhdon me propagandë më shumë se me zhvillim real?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...