Autori i emisionit investigativ “Piranjat”, Taulant Koplikaj, thotë se mbi 20 mijë të rinj vetëm në Tiranë janë përfshirë në skemën e mashtrimit të të huajve dhe pensionistëve me call centera që kryenin aktivitetin në kryeqytet.
Por pyetja ende pa përgjigje që tregon dhe situatën sociale vërtetë shqetësuese është: A do të preferojnë këta të rinj të punojnë në një punë tjetër më dinjitoze po fitimi është më i vogël
“Vlerësohen mbi 20 mijë të rinj vetëm në Tiranë dhe këtu është plaga më e madhe. Mashtrojnë të huajt, pensionistët. Kjo është pjesa e errët. Por pjesa tjetër e errët dhe shumë problematike për të ardhmen është çedukimi i të rinjve me këtë formë jetese. A do të preferojnë të punojnë në një punë tjetër që do të jetë më dinjitoze, ku ata të marrin 800 euro, ku atje (në call centera) mund të kenë marrë dhe 6 – 7 mijë euro në muaj. Në ndërhyrjen e fundit që kemi bërë në një vilë në periferi të Tiranës kur të rinjtë ikin nga sytë këmbët, ikin me makina me vlerë 30 – 40 mijë euro.

Koplikaj nënvizon se të rinjtë që punojnë në call centera janë të vetëdijshëm për aktivitetin që do të bëjnë, por e justifikojnë me fitimin e madh.
“Që në momentin e parë që shkelin aty janë bashkëpunëtorë. Shkojnë me ndërgjegje të plotë. Është legjendë urbane kur thonë se nuk dinë e nuk e kanë idenë. Ne kemi pasur 3 -4 denoncues të cilët kur marrin përsipër të denoncojnë qëllimi i tyre është të dëmtojë punëdhënësin e tyre për një Pazar të shkuar dëm, bonus që nuk I është dhënë. Madje në një rast denoncuesin që e kemi pasur më potencial ka rinisur punën në Call Center. Pra të rinjtë që bëhen ‘pentiti’ (të penduar) iu mohua ndonjë lekë ose u larguan si të paaftë.

Sot që flasim call centerat tashmë kanë transferuar aktivitetin e tyre në zona periferike të Tiranës.
“Kudo të rinjtë flasin për këto persona që janë pasuruar me call centerat dhe nuk çbëhet me buton, por puna e parë është puna e policisë shmangia nga zonat urbane. Pas operacionit të dy kullave në qendër të Tiranës shumë nga Call Centera janë zhvendosur në zona periferike”