Shpërthen zjarri në repartin e përpunimit të baterive në Elbasan, shkak dyshohet rrjedhja e gazit në një depozitë

Publikuar me datë:

Një vatër zjarri ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një repart të përpunimit të baterive në qytetin e Elbasan. Momente paniku dhe alarmi për bizneset janë shkaktuar në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer brenda repartit dhe janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga materialet e ndodhura në ambientet e brendshme të objektit.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë me shpejtësi për të neutralizuar flakët dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në repartet dhe bizneset përreth.

Në operacionin për vënien nën kontroll të situatës janë angazhuar 4 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, të cilët kanë punuar për disa minuta në kushte të vështira për shkak të tymit dhe rrezikut që paraqisnin materialet brenda repartit.

Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë një rrjedhje gazi nga një depozitë e vendosur brenda repartit të përpunimit të baterive.

Megjithatë, shkaku i saktë pritet të përcaktohet pas ekspertizës teknike dhe hetimeve të nisura nga autoritetet kompetente. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale mbeten ende në proces vlerësimi.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë verifikimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fox News: Kongresmenët republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimin e vizave për zyrtarët e korruptuar shqiptarë, kërkohet informacion për çështjen Balluku

Dy ligjvënës republikanë i kanë drejtuar një letër Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, ku kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e demokracisë në Shqipëri, vend anëtar i NATO-s. Në letrën e tyre, të cituar nga Fox News, ata i kërkojnë Departamentit të Shtetit të përdorë autoritetin e vet për të vendosur kufizime vizash ndaj zyrtarëve shqiptarë […]

Alimehmeti: Rama thotë një gjë dhe bën të kundërtën, studentët nuk i besojnë më kryeministrit

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar, ka reaguar lidhur...