Xhixho: Shqipëria e fundit në rajon për investimet në shëndetësi

Publikuar me datë:

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale shkruan se Shqipëria renditet e fundit në rajon për investimet në shëndetësi, ndërsa sipas saj mbetet e para për keqmenaxhim dhe pagesa ndaj koncesioneve korruptive.

Duke iu referuar raportit të organizatës, Xhixho thekson se financimi për shëndetësinë publike në vitin 2025 ka arritur nivelin më të ulët të viteve të fundit, ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballojnë një pjesë të madhe të kostove nga xhepi i tyre.

Deklarata e plotë:

Shqipëria e fundit në rajon për investimet në shëndetësi, por e para për keqmenaxhim dhe koncesione korruptive.

Sipas raportit të “Together for Life”, shëndetësia publike në vitin 2025 ka arritur nivelin më të ulët të 9 viteve të fundit:

Vetëm 76.6 miliardë lekë janë shpenzuar për shëndetësinë, ose 2.9% e PBB-së dhe 9.6% e shpenzimeve publike totale.

Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor për financimin e shëndetësisë si përqindje e PBB-së:

1. 🇲🇪 Mali i Zi – 10.9%
2. 🇷🇸 Serbia – 9.7%
3. 🇧🇦 Bosnja dhe Hercegovina – 8.7%
4. 🇲🇰 Maqedonia e Veriut – 7.6%
5. 🇽🇰 Kosova – 3.6% – 6.4%
6. 🇦🇱 Shqipëria – 2.9%

Pra, edhe vendet me ekonomi më të dobëta në rajon investojnë shumë më tepër në shëndetësi sesa Shqipëria.

Ndërkohë, qytetarët paguajnë çmimin:
rreth 590 dollarë për qytetar shpenzim për shëndetësi — më i ulëti në rajon — dhe rreth 48% e kostove mbulohen nga xhepi i familjeve, duke e kthyer shëndetin në barrë ekonomike.

Ndërkohë për koncesione nuk kursehen paratë: 

Për check-up-in janë paguar 35.3 milionë lekë, edhe pse 19.151 qytetarë nuk kanë marrë shërbimin.

Për sterilizimet janë dhënë 600 mijë euro më shumë në vitin 2025 .

Kjo është e vërteta : një sistem ku investimet për qytetarët mbeten në fund të listës, ndërsa pagesat për kontrata korruptive vazhdojnë pa ndërprerje.

Shëndetsia nuk është luks por e drejtë dhe detyrim kushtetues !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]