Paketa e Maleve në Vaun e Dejës, miratohen 26 aplikimet e para

Publikuar me datë:

Bashkia Vau-Dejës po vijon zbatimin e “Paketës së Maleve”, një nismë që synon zhvillimin ekonomik të zonave malore përmes dhënies në përdorim të pronave për investime.
Deri më tani, 26 aplikuesit e parë janë miratuar nga Këshilli Bashkiak dhe aktualisht janë në pritje të përfundimit të procedurave për regjistrimin e pronës.
Drejtoria juridike Marinela Deda bën me dije se po punohet për përgatitjen e dosjeve që do të kalojnë në fazën e dytë të procesit, ndërkohë që janë edhe 24 dosje të tjera gati për të hyrë në fazën e parë të shqyrtimit.
Disa prej aplikuesve shprehen se synojnë të investojnë në agroturizëm, duke e parë këtë paketë si një mundësi konkrete për të zhvilluar biznese të qëndrueshme në zonat malore.
Krahas kësaj pakete, Bashkia Vau Dejës po vijon edhe procesin e inventarizimit të kullave në territorin e saj. Aktualisht po mbyllen 74 certifikime të kullave, si dhe po kryhen regjistrimet fillestare në zonat e Shllakut dhe Temalit, duke i hapur rrugë formalizimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të këtyre pronave.
Bashkia Vau-Dejës renditet ndër njësitë vendore me interesin më të lartë për “Paketën e Maleve”, ku vihet re pjesmarrje e lartë e të rinjve që kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendlindje përmes investimeve në turizëm dhe bujqësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

Deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se Shqipëria...

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

Gjeneral i lartë amerikan, Alexus Grynkewich ka deklaruar të...

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

Kombëtarja shqiptare e ka nisur me ritëm dhe agresivitet...

Vrasja e Martin Canit, shtyhet marrja e vendimit për Mario Përlleshajn

Është shtyrë marrja e vendimit për Mario Përlleshajn, i...