Vllaznia – Egnatia: Bilanci i përballjeve në këtë sezon

Publikuar me datë:

Pas ndeshjeve të para të fazës “Final 4”, vëmendja tashmë është zhvendosur te përballjet e dyta, ku Vllaznia do të sfidojë Egnatian, në një duel që pritet të vendosë shumë për fatin e garës drejt titullit kampion. Bilanci i përballjeve direkte gjatë këtij sezoni premton rivalitet maksimal dhe një sfidë të hapur deri në fund. Dy skuadrat janë përballur katër herë gjatë këtij edicioni, me Vllazninë që ka ruajtur avantazhin në duelet direkte. Shkodranët kanë marrë dy fitore të rëndësishme në stadiumin “Loro Boriçi”, duke triumfuar 2-0 dhe 1-0, ndërsa dy sfidat e zhvilluara në Rrogozhinë janë mbyllur në barazim, fillimisht 0-0 dhe më pas në një duel spektakolar 2-2. Përtej statistikave, ajo që e bën edhe më interesante këtë përballje është momenti në të cilin vijnë të dy ekipet. Vllaznia kërkon reagimin pas humbjes ndaj Dinamos në sfidën e parë të “Final 4”, ndërsa Egnatia synon të konfirmojë statusin e një prej skuadrave më të forta të viteve të fundit në futbollin shqiptar. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se sfida e kthimit mes Vllaznisë dhe Egnatias do të luhet mbrëmjen e së shtunës, më 23 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, aty ku pritet një atmosferë elektrizuese dhe prani e madhe tifozësh nga të dy kampet. Me garën që është bërë edhe më e fortë pas ndeshjeve të para, përballja Vllaznia-Egnatia pritet të prodhojë emocione, tension dhe spektakël, në një tjetër betejë të rëndësishme për rrugën drejt titullit kampion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...