“Jeni vetëm për të vjedhur, kërkoni falje”/ Korreshi kritik: Hiqni patronazhistët nga puna…

Publikuar me datë:

Një thirrje për ndërhyrje emergjente ishte deklarata e Korreshit në fjalën e sotme në Kuvend.

Deputeti Saimir Korreshi, ka pasqyruar gjendjen e mjerueshme të Spitalit të Lushnjes, kushtet e vështira në të cilat vizitohen pacientët dhe vizitat që bëhen nga mjekët.

“Kunati im kur vdiq, 1 orë e gjysmë rrinte ambulanca në derë të shtëpisë, ju tregoni mjekësinë. Të paktën kërkoni falje…Ogerta Manastirliu dilte fliste, për çfarë punojmë ne? për të vjedhur…Nuk kemi shëndetësi falas, vratë mijëra njerëz me COVID-19. A rimbursoi kush? Çfarë flisni, ju talleni me këto njerëz… Unë sot pres që të kërkosh falje, të rishikosh statusin e Spitalit të Lushnjes, të më heqësh patronazhistët nga puna dhe të çosh njerëz që bëjnë detyrën. Në ato kushte as në kohën e Enverit nuk është vizituar…Bëjnë vizitë pa aparate…Lëreni patronazhistët se i dini edhe sa e kam numrin e brekëve…Po luhet me bukën e fëmijëve. Ju keni kaq vite që tallni bythën me shqiptarët dhe unë nuk bëkam humor.”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related