Plagosi policin nën efektin e drogës në Berat, Gjykata lë në burg Zamir Skënderin

Publikuar me datë:

Gjykata e Beratit ka caktuar sot masën e sigurisë për Zamir Skënderin, autori i plagosjes me armë zjarri të efektivit të policisë Arsen Toska, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 18 majit.

Autori Zamir Skënderi 45-vjeç, banues në qytetin e Kuçovës, ka mbërritur në ambjentet e Gjykatës së Beratit nën masa të rrepta sigurie ,ndërkohë që seanca e sotme, ajo e caktimit të masës së sigurimit ndaj tij, u krye me dyer të mbyllura.

Ka qenë prokurorja e çështjes Marilda Frashëri,që pasi ka parashtruar përpara gjykatës rrethanat e ngjarjes, ka kërkuar “cilësimit të ligjshëm” të arrestimit të shtetasit Zamir Skënderi dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “arrest me burg”, për veprat penale: “Vrasja me dashje e Punonjësve të Policisë së shtetit,gjatë detyrës ose për shkak të saj”, parashikuar nga Neni 79/b i Kodit Penal dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Pasi avokati mbrojtës i Skënderit ka shpjeguar se ngjarja ka ndodhur në një gjendje të rënduar psikologjike të autorit,që ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe pasi vetë autori ka shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë,duke deklaruar se “nuk mban mend se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur”, gjyqtarja Elkida Olldashi, ka vendosur “cilësimin të ligjshëm” të arrestimit të shtetasit Zamir Skënderi dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “arrest me burg”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related