Rritet numri i viktimave nga Ebola, OBSH: Vaksina kundër virusit vdekjeprurës mund të zgjasë 9 muaj

Publikuar me datë:

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se mund të duhen deri në nëntë muaj para se të jetë gati një vaksinë kundër këtij lloji të veçantë të Ebolës.

Dy vaksina “kandidate” të mundshme kundër specieve Bundibugyo janë duke u zhvilluar, por asnjëra nuk ka kaluar ende nëpër prova klinike, tha të mërkurën këshilltari i OBSH-së, Dr. Vasee Moorthy.

Shefi i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ka pasur 600 raste të dyshuara të Ebolës dhe 139 vdekje të dyshuara, por numri pritet të rritet duke pasur parasysh kohën që duhet për të zbuluar virusin.

Duke folur me gazetarët në Gjenevë, ai tha se 51 raste janë konfirmuar në Republikën Demokratike të Kongos, ku u raportua rasti i parë, dhe dy në Ugandën fqinje.

Të dielën, OBSH-ja shpalli një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar, por tha se nuk ishte në nivel pandemie. Tedros tha se pas takimit të së martës, komiteti i emergjencës i organizatës shëndetësore ra dakord që situata “nuk ishte një emergjencë pandemie”.

“OBSH-ja e vlerëson rrezikun e epidemisë si të lartë në nivel kombëtar dhe rajonal dhe të ulët në nivel global”, shpjegoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tabaku: Integrimi europian kërkon shtet ligjor dhe institucione të forta!

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një...

U vra me breshëri plumbash në Mirditë, del fotoja e Valter Lleshit

Personi në foto është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili...

I dënuar me 7 vite burg, kapet në portin e Brindisit shqiptari i shumëkërkuar

Një shqiptar u arrestua në Itali, pasi rezultonte i...