“GJKKO nuk duhet të jetë noter i SPAK”, Albatros Rexhaj: Ja mesazhet e ambasadorit Wendt drejt SPAK

Publikuar me datë:

Eric Wendt, gjenerali me tri yje i ushtrisë amerikane i nominuar nga Trump për rolin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, u përball këtë të mërkurë me pyetjet e Komitetit të Jashtëm të Senatit Amerikan mbi prioritetet e tij lidhur me këtë detyrë.

Analisti Albatros Rexhaj tha se mesazhet e ambasadorit të nominuar amerikan ishin të qarta kundër keqpërdorimit të emrit të SHBA-së në debatet politike dhe institucionale në Shqipëri. Sipas tij, SPAK nuk duhet të sillet si “shtet brenda shtetit”, por të ruajë integritetin dhe të mbetet institucion apolitik në luftën kundër korrupsionit dhe grupeve kriminale. Rexhaj theksoi se qasja e re amerikane ndaj rajonit dhe botës kërkon institucione më të kujdesshme dhe larg përfshirjes në “thashetheme” politike. Ai theksoi gjithashtu se GJKKO nuk duhet të jetë noter i SPAK dhe integriteti i SPAK të mos vihet në pikëpyetje.

“Mesazhi ishte kornizim, që këtu është abuzuar edhe nga SPAK-u që pas nesh janë amerikanët. SPAK-u sillet si një pushtet i veçantë, është instrument i drejtësisë. Ambasadori do të kujdeset që të mos keqpërdoret emri i Amerikës, pra që SHBA-ja nuk qëndron pas muhabetëve të Tiranës dhe fletërrufeve që shkruhen majtas-djathtas. Mendoj se ambasadori i nominuar ishte shumë i qartë, fokusi tek korrupsioni, që nënkupton edhe aftësinë e grupeve kriminale të penetrojnë shtetin.

Koha e njerëzve si Ergys Agasi dhe të tjerëve, edhe sikur të ndërrohet nesër administrata, nuk do të vazhdojnë këto gjëra, janë trende. Amerika po rikompozon qasjen e vet në raport me botën. SPAK-u duhet të marrë disa mesazhe, nuk janë shtet brenda shtetit, nuk kanë kompetenca në punë të jashtme. Kompetencën në punën e jashtme e ka me homologun e vet, e dyta të jenë të vëmendshëm të mos jenë instrument i politikës, ambasadori tha një SPAK apolitik, mos ta bëjnë SPAK-un pjesë të thashethemeve. Integriteti i SPAK-ut të mos vihet në pikëpyetje, pasi tani ka rënë në pikëpyetje. Udhëheqësi i ri e di këtë gjë. Nëse integriteti i tij bëhet njëjtë si GJKKO, GJKKO nuk duhet të jetë noter i SPAK-ut.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...