Pentagoni pezullon transferimin e një brigade të blinduar amerikane në Poloni

Publikuar me datë:

Vendimi i Pentagonit për të pezulluar transferimin e një brigade të blinduar amerikane në Poloni ka shkaktuar shqetësim dhe tension politik në Varshavë.

Sipas mediave ndërkombëtare, autoritetet polake nuk kishin marrë asnjë paralajmërim nga Uashingtoni për këtë vendim, i cili vjen në një moment kur Polonia synonte të forconte më tej rolin e saj si një nga aleatët kryesorë të SHBA-ve në Europë dhe në krahun lindor të NATO-s.

Brigada amerikane ishte planifikuar të vendosej në Poloni në kuadër të rotacionit të forcave ushtarake amerikane, ndërsa një pjesë e njësisë ndodhej tashmë në vend për të përgatitur ardhjen e rreth 4 mijë ushtarëve.

Polonia strehon aktualisht rreth 10 mijë trupa amerikane dhe ka investuar prej vitesh në partneritetin strategjik me SHBA-të.

Pas zhvillimit, kryeministri polak Donald Tusk deklaroi se Polonia mbetet një nga aleatët më besnikë të Uashingtonit.

“Amerikanët kanë në Poloni vetëm miq dhe një nga aleatët më besnikë. Nuk do të gjejnë askund një aleat më të mirë”, tha ai.

Ndërkohë, opozita konservatore ka akuzuar qeverinë se ka dobësuar marrëdhëniet me SHBA-të, ndërsa analistët paralajmërojnë se një reduktim i pranisë amerikane mund të ndikojë në sigurinë e Polonisë përballë kërcënimeve nga Rusia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]