Sociologu Tushi: Ja dy “fajtorët” për rrezikun që u kanoset fëmijëve

Publikuar me datë:

Rritja e rasteve të dhunës, bullizmit dhe sjelljeve problematike mes të rinjve ka rikthyer në vëmendje debatin mbi sigurinë në shkolla dhe rolin e institucioneve në mbrojtjen e fëmijëve.

Sipas sociologut Gëzim Tushi, fokusimi vetëm tek masat policore është një qasje simpliste që nuk adreson rrënjët e problemit.

Sipas analizës së bërë në studion e lajmeve në “Ora News”, Tushi theksoi se shoqëria e sotme duhet konsideruar sociologjikisht si një “shoqëri e rrezikut”, ku të rinjtë kërcënohen jo vetëm nga rreziqe fizike, por nga një sërë faktorësh të jashtëm dhe të brendshëm që prekin shëndetin e tyre fizik e mendor.

Zgjidhja, sipas Tushit, kërkon një strukturë kompakte dhe bashkëpunim të të gjitha institucioneve përgjegjëse, por dy prej tyre veçohen si “mëkatarët kryesorë” për situatën aktuale: familja dhe shkolla.

“Këto dy institucione, të cilat duhet të ishin shtyllat e sigurisë dhe formimit të fëmijëve, po shfaqin mangësi thelbësore. Vihet re një ulje e ndjeshme e kujdesit prindëror dhe mungesë vëmendjeje.

Familja tradicionale, me një kujdes metikuloz për mbarëvajtjen dhe rritjen e fëmijëve, duket se është zbehur përballë shpejtësisë dhe presioneve të jetës moderne.

Kjo ka çuar në një reduktim të kohës së prindërimit dhe ka krijuar një boshllëk, duke i lënë fëmijët në një lloj “spontaneiteti edukimi”.

Ky boshllëk po mbushet nga faktorë të jashtëm shpesh të dëmshëm, si “edukata e rrugës” apo presioni i rrjeteve sociale, të cilat po dëmtojnë dhe shkatërrojnë projektet edukative edhe të familjeve më funksionale.”

Në vijim, sociologu Tushi thekson se adoleshentët e sotshëm përballen me dy lloje kryesore rreziqesh: të jashtme dhe të brendshme.

“Rreziqet e brendshme lidhen drejtpërdrejt me proceset biologjike dhe psikologjike të moshës: konflikti mes trupit dhe shpirtit, zhvillimi i shpejtë fizik dhe seksual, si dhe kontradiktat e brendshme që adoleshentët shpesh nuk arrijnë t’i kuptojnë apo interpretojnë.

Duke qenë në një “moshë plastike”, ata mund t’i zgjidhin këto konflikte në mënyrë të gabuar, nën presionin e instinkteve apo nevojës për të treguar forcë e pushtet, duke u futur në rrugë të gabuara.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dosja “Veliaj”, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme paraqitet në...

“Mbi 50 mijë procedime penale në 2025″/ Olsian Çela: Kriminaliteti në rritje

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi në Komisionin e...