Kush është personi që ka marrë në dorë “frenat” e PS në Shkodër një vit para fushatës së zgjedhjeve vendore?

Publikuar me datë:

Enea Karakaçi është emri i ri në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, një figurë që deri pak kohë më parë vepronte larg vëmendjes publike, por me një rol kyç në sektorin energjetik.

Karakaçi u rrit profesionalisht brenda strukturave të energjisë, duke u konsideruar si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-ministres Belinda Balluku. Ai u vendos në drejtimin e OSHEE, institucion që menaxhon shpërndarjen e energjisë elektrike dhe investime me vlera të konsiderueshme financiare.

Enea Karakaçi është emri që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në strukturat e Partisë Socialiste në Shkodër. Një vit para zgjedhjeve vendore, ai shihet si një nga figurat që pritet të ketë rol kyç në organizimin dhe drejtimin politik të PS-së në qytet.

Ngjitja e tij në krye të dikasterit vjen në një moment delikat, pasi ndaj tij po zhvillohen hetime nga SPAK.

Kontrolle të BKH dhe sekuestrim pajisjesh

Sipas burimeve nga strukturat hetimore, agjentët e Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë ushtruar kontrolle në zyrën dhe banesën e Karakaçit. Gjatë operacionit janë sekuestruar celularë, kompjuterë, dokumente dhe pajisje elektronike, në kuadër të një dosjeje që përfshin akuza për shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje të barazisë në tenderë.

Hetimet, sipas burimeve, lidhen me periudhën kur ai drejtonte OSHEE-në dhe përfshijnë çështje që kanë të bëjnë me procedurat e tenderimit dhe menaxhimin financiar.

Afera e borxheve, çështje e vjetër në hetim

Një nga episodet që është përmendur më herët në raportimet mediatike lidhet me mënyrën e mbledhjes së borxheve të konsumatorëve ndaj OSHEE-së. Në atë kohë, në qendër të debatit ishte delegimi i disa procedurave tek ish-drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela, i cili gjithashtu është nën hetim nga SPAK.

Burime jozyrtare kanë pretenduar se po verifikohet ligjshmëria e autorizimeve dhe procedurave të ndjekura për mbledhjen e detyrimeve, si dhe nëse ka pasur përfitime të paligjshme.

Emërimi i Karakaçit në krye të Infrastrukturës po shihet si një lëvizje me peshë politike, ndërkohë që hetimet ndaj tij mbeten në zhvillim dhe ende nuk ka një qëndrim zyrtar përfundimtar nga organet e drejtësisë./POLITIKO.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...