I doli fotoja te dosja e “Bajrave”/ Kush është Mikel Kodra, i paidentifikuar nga SPAK në telefonin e Sakicës

Publikuar me datë:

Është zbardhur emri i personit që del si “i paidentifikuar” tek dosja penale kundër dy miqve të Safet Bajrit, Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit dhe Franko Leka.

Ai është një punonjës i Patrullës së Përgjithshme pranë postës policore të Malësisë së Madhe dhe vijon të jetë të jetë ende në detyrë.

Sipas burimeve nga Policia e Shkodrës, ai quhet Mikel Kodra. Mikel Kodra, është nipi i Prek Kodrës, person i shpallur dy herë në kërkim nga SPAK.

Gjithashtu mësohet se pas identifikimit të këtij të fundit ai është thirrur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, por nuk është paraqitur.

Prezenca e Mikel Kodrës, doli pikërisht nga kçyrja e aparatit të telefonit të Izmir Sakicës, i cili po hetohej nga SPAK, lidhur me atentatin me armë ndaj Aleksandër Prendit në zonën e Bushatit në Shkodër.

Në telefon janë gjetur filmime të Sakicës e të tjerë personave duke bërë qitje me armë zjarri.

Ajo çka bie në sy është pikërisht një person për të cilin në dosjen hetimore shkruhet person “i paidentifikuar”. Por pas publikimit në media të dosjes hetimore dhe tabelës fotografike, informacionet publike thanë se ky shtetas “i paidentifikuar” nga SPAK, është Mikel Kodra, oficer i patrullës së përgjithshme në Malësinë e Madhe.

Nga ana tjetër janë bërë dhe kontrolle në banesën e tij por Mikel Kodra nuk është gjetur.

Sipas burimeve për të ka nisur një hetim disiplinor nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Shkodër dhe Tiranë.

Nga Elton Qyno

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vlorë/ 54-vjeçari mbërrin pa shenja jete në spital, dyshohet për infarkt

Një 54-vjeçar humbi jetën teksa po transportohej drejt spitalit...

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta papritur në moshën 54- vjeçare Artan Pogoni

Sporti dhe bota akademike shqiptare janë në zi pas...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit, çështja do gjykohet nga GJKKO

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga...