VIDEO/ “8 orë pa ujë e ushqim”, studentët nga Tirana denoncojnë keqtrajtimin nga policia maqedonase ditën e protestës për gjuhën shqipe

Publikuar me datë:

“As ujë, as liri lëvizjeje”. Për më shumë se 8 orë, 40 studentë shqiptarë nga Tirana që udhëtonin për t’iu bashkuar protestës për gjuhën shqipe në Shkup, thonë se u përballën me presion, kontrolle të vazhdueshme dhe trajtim të papranueshëm nga autoritetet maqedonase.

Sipas dëshmive të tyre, pasi u ndaluan në kufirin e Bllatës, studentët u kontrolluan një nga një dhe u sorollatën nga Dibra deri në Kumanovë, edhe pse destinacioni i tyre ishte Shkupi.

Ata tregojnë se gjatë gjithë kohës janë shoqëruar nga policia dhe nuk janë lejuar as të ndalonin për të blerë ujë, ushqim apo për të kryer nevojat personale.

View this post on Instagram   A post shared by News24 Albania (@news24al)

A post shared by News24 Albania (@news24al)

Studentët denoncojnë se janë mbajtur për orë të tëra nën presion, me kërcënime dhe keqtrajtime psikologjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...